Gazeta Si – Hetimet në lidhje me një grup kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë kanë zbuluar edhe përfshirjen e një punonjësi të policisë. Në pranga është vënë një person me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare.
Në një njoftim për mediat, AMP thotë se është arrestuar në flagracë shtetasi W.H., 27 vjeç, ndërsa po heton në gjendje të lirë punonjësin e policisë me iniciale H.P., N/Komisar me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.
Dyshohet se shkak për këtë është bërë fakti se 27-vjeçari sirian kur u arrestua më 15 janar 2024 rreth orës 19:30, po lëvizte me automjetin privat në pronësi të punonjësit të policisë tashmë në hetim.
Gjatë kontrollit personal të sirianit, që kishte marrë dhe pasaportë shqiptare, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
NënKomisari i identifikuar me inicialet H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër më përpara ka shërbyer në të njëjtin sektor në Tiranë.
AMP dyshon se automjeti është përdorur për transport të lëndës narkotike me qëllim shmangien e kontrolleve policore.
AMP dyshon se automjeti është përdorur për transport të lëndës narkotike me qëllim shmangien e kontrolleve policore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




