Media Galeri

Hëna e plotë e 1 gushtit, pamje mbresëlënëse

Me një superhënë të plotë u mirëprit gushti këtij viti dhe do mbyllet po ashtu me një superhënë tjetër në datën 31 të muajit.

Pamjet e mëposhtme janë nga hëna e plotë, e cila quhet “Hëna e plotë e Sturgeon”. Kjo superhënë është e dyta nga katër gjithsej në verën e vitit 2023.

Superhëna e plotë ndodh kur Hëna është në fazën e Hënës së plotë dhe është shumë afër perigjeut, pra pikës së saj më të afërt me Tokën.

Kjo është arsyeja pse ajo duket më e madhe dhe më mbresëlënëse, veçanërisht për vëzhguesit me përvojë të Hënës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë