Gazeta Si – Piloti anglez, që Botërorin e ardhshëm do të garojë për Ferrarin, është i sigurt se holandezi mund të transferohet te skuderia nga Shtutgarti.
Ljuis Hemilton është i bindur: Maks Vershtapen do të shkojë së shpejti te Mercedesi. Ai nuk ka bërë lojë fjalësh, apo të flasë për hipoteza. Anglezi shkon drejt në rrugën e vet dhe nominon kampionin në fuqi të botës si pasardhës:
“Jam i sigurt se Maks Vershtapen është në listën e Mercedesit, por jam gjithashtu i qartë se është i përqendruar tek e tashmja dhe nuk shoh arsye pse duhet të lërë një makinë kaq të bukur”, – është shprehur Hemilton.
Britaniku ka folur për ‘Sky Uk’ dhe nuk e ka asnashkaluar faktin se shumë gjëra varen nga mënyra si do të mbyllet çështja që ka përfshirë Kris Horner: “Do të jenë vërtet interesantë 6 muajt e ardhshëm, ose më pak se kaq. Nuk kam ‘scoop’-e të tjera”, – ka thënë me humor Hemilton.
Për kalimin e mundshëm të Vershtapen te Mercedesi është pro edhe Xhorxh Rasëll. “Mendoj se çdo skuadër dëshiron të ketë çiftin më të mirë të pilotëve dhe për momentin Maks është piloti më i mirë në pistë. Nëse çdo skuadër do të kishte mundësinë të merrte Vershtapen, do ta bënte 100%.
Për mendimin tim, pyetja duhet të bëhet në anën tjetër, në atë të Vershtapen dhe Red Bull-it. Natyrisht, aty po ndodh diçka, por nuk e dimë vërtet çfarë ka pas kuintave dhe për më tepër nuk ëhstë puna jonë në këtë moment. Por do të ishte bukur, nëse Vershtapen do të vinte”, – theksoi Rasëll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.