Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës është rrëzuar këtë të mërkurë në liqenin Jablanica, në pjesën veriore të vendit.
Helikopteri u rrëzua gjatë përgatitjeve përpara një stërvitjeje ushtarake në shkallë të gjerë të Forcave Paqeruajtëse Evropiane (EUFOR) dhe ushtrisë së Bosnje dhe Hercegovinës, e cila do të zhvillohet nesër.
Pao helikopter u Jablaničko jezero pic.twitter.com/RzNtLrfkj3
— Rade Fantastični (@RFantasticni) August 28, 2024
"Për arsye të paspecifikuara, helikopteri ra në liqenin Jablanicka në zonën e Buturovic Polje", tha Ljudevid Marić, zëdhënës i MPB-së së Qarkut Hercegovinë-Neretava, citon A2.
Sipas Ministrisë së Brendshme nga rrëzimi i helikopterit nuk ka viktima, por një anëtar i ekuipazhit ka mbetur i plagosur. Marić shpjegoi se në momentin e aksidentit në helikopter ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.