Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë tregon se për ndërtimin e saj do të preken 229 prona, por nuk jep informacion të mëtejshëm. Statusi i pronave që do të preken do publikohet më vonë pas një kërkimi të dytë, nëse janë banesa, biznese, zona bujqësore etj.
“Të dhënat mund të sigurohen vetëm nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si institucioni i vetëm qeveritar, i cili ka të drejtë të regjistrojë, grumbulloje dhe shpërndajë te dhënat. Megjithëse komunikimi zyrtar në këtë drejtim u bë në kohën e duhur, dhe Konsulenti e Hekurudha Shqiptare(HSH) bënë çdo përpjekje për të marrë te dhënat e nevojshme, lista e shpronësimeve e siguruar nëpërmjet “Raportit Kadastral” përfshin 229 prona qe mund te preken ne brezin hekurudhor, por pa informacion të mëtejshëm mbi statusin e këtyre pronave dhe pa emrat e pronareve përkatës”, thuhet në dokument.
Aty përmendet dhe ndikimi jopozitiv që do të ketë në mjedis dhe shoqëri realizimi i këtij projekti. Si, zhurma, ndotje, bllokim trafiku, pasiguri rreth zonës ku punohet. Por gjatë ndërtimit, dokumenti nga Hekurudha Shqiptare parashikon përfitime lokale si punësimi, ekonomia vendore, reduktimi i aksidenteve dhe përmirësimi i infrastrukturës.
Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të financohet nga Banka Europiane e Investimeve, është i mbështetur nga Kuadri i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës në vend dhe përfituesi do të jetë Hekurudha Shqiptare. Projekti është pjesë e Korridorit të VIII-të nga 10 korridoret e transportit Pan-Europian.
Ky segment, sipas dokumentit, përbën gjithashtu lidhjen e vetme hekurudhore midis pjesës Perëndimore, Lindore (Qafë Thanës dhe Pogradecit) dhe Jugore të Shqipërisë (qytetet Vlorë dhe Ballsh).
Synimi është përmirësimi i transportit hekurudhor, zvogëlimi i bllokimit të trafikut rrugor, uljen e trafikut rrugor në qytete dhe pakësimin e ndotjes nga çlirimi i Gazrave Serrë (GS) nga automjetet.Hekurudha ka gjatësi 33.5km. Projekti përfshin edhe katër ndërtesa të reja stacionesh në Golem, Kavajë, Lekaj dhe Rrogozhinë, si dhe një stacion veror në Plazh. Shpejtësia maksimale e trenave do të jetë 120 km/orë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje