Filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë me titull “Hatixhja dhe Shabani” me regji të Visar Morinës.
Visar Morina, regjisor kosovar që jeton në Gjermani. Ai ka fituar çmimin “Baumi Script Development 2022” për skenarin e këtij filmi që flet për një familje në fshat, e cila pasi që kishte humbur fermën ishte detyruar të shpërngulet në qytet.
Filmi është produksion i “Vicky Bane UG & Schuldenberg Films”»” GBR, Gjermani, në koproduksion me “On Film Production”, Shqipëri, “Eagle Eye Films”, Kosovë, “Vertigo”, Slloveni, dhe “List Producija”, Maqedoni e Veriut.
Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë koproduksion në pakicë (minority coproduction) dhe EURIMAGES.
Filmi me metrazh të gjatë, “Hatixhja dhe Shabani” i regjisorit Visar Morina është një ndër 31 projektet fituese në skemën e financimit «Mbështetje Koproduksioni» (Co-production Support) të Eurimages.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.