Lajme

Has, makina përplas për vdekje 74-vjeçarin

Një person ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme. Ngjarja ndodhi në Krumë të Hasit, ndërsa viktimë mbeti i moshuari 74-vjeçar me inicialet R.D.

Ai u përplas nga një makinë “Range Rover” e cila drejtohej nga shtetasi me inicialet A.A. I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë