Kinema

“Harry Potter”, Shkrimtarja zbulon sekretin që fshehu për 20 vjet

Kur bie fjala te bota magjike e Joanne Rowling-ut me magji dhe magjistarë, ka shumë admirues të sagës së Potter-it që krenohen se dinë gjithçka duhet ditur.Kanë mësuar përmendësh çdo lloj magjie dhe melhemi, njohin emrat e dytë dhe ditëlindjet  e të gjithë personazheve e kështu me radhë.  Por ka një gjë që edhe admiruesi më i zoti i Harry Potter-it nuk  e dinte, sepse del që autorja e ka mbajtur të fshehtë. Sekreti u zbulua pasi doli triler-i i filmit të ri “Fantastic Beasts: Krimet e Grindelwald-it.”

Fansat janë të tronditur pasi  autorja e Harry Potter-it, J.K. Rowling  zbuloi diçka të çuditshme rreth personazhit legjendar...

Bëhej fjalë për një personazh të vjetër.  Dhe është diçka që shkrimtarja e ka mbajtur nën mëngë për “afro njëzet vjet.” Por cili na qenkësh ky sekret i madh?Nagini, gjarpri i dashur i Voldermortit (më falni: Ai, të cilit nuk i duhet përmendur emri), është në fakt një Maledictus.

J.K. Rowling pohon teorinë se një Maledictus është një individ femër që mban një mallkim në gjak nga lindja, i cili e shndërron  në një kafshë. Sekreti është zbuluar më 25 shtator kur triler-i i ri për  filmin e dytë të sagës “Fantastic Beasts” doli online. Fansat e filmave kanë spekuluar se cilin personazh do të interpretonte aktorja Claudia Kim në film dhe triler-i u dha më në fund përgjigjen: Naginin.

https://www.youtube.com/watch?v=dFEofWMW0KM

Kjo teori e fansave të Harry Potter-it ndryshoi mënyrën sesi mendonin rreth Dursleys. Një fans ka shkruar. “Prit pak.  Meqë Nagini është një Maledictus, do të thotë  se mund të ketë një bijë a një bir diku,  përpara se të kapërdihej nga mallkimi i vet ose përpara se  Voldemort-i ta kthente në një hocrux. Dhe mund të jetë e lidhur me Astorian. Ua, kjo mendja e J.K. Rowling-ut.”

Por disa janë skeptikë që J.K. Rowling  e ka ditur se Nagini ishte njeri. “Pra, Rowling e dinte që në vitin 1998 se do të shkruante një sagë prej pesë  filmash “Fantastic Beasts” e kështu do të na kthente mbrapsht historinë e Naginit, siç e kishte paraqitur në librat fillestarë?!” Disa të tjerë e kanë parë sekretin e Rowling ndaj personazhit si të ishte një argument,  të cilit i kthehesh një orë pasi biseda ka përfunduar.

Claudia Kim si Nagini 

Filmi do të dalë në kinema në muajin nëntor. Disa të tjerë janë ndier të fyer që aktorja që interpreton Naginin është aziatike. “Nagini duket qartë që është një grua aziatike. Nëse nuk shihni asgjë raciste rreth një gruaje aziatike që është kafsha e shoqërimit të një burri të bardhë, nuk di çfarë të them tjetër”, ka shkruar një fans i inatosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë