Filma

Harry Potter bëhet serial televiziv në 7 sezone, marrëveshja me shkrimtaren është afër

Fansat e Harry Potter-it duhet të jenë në entuziazëm të madh. Duket se HBO Max është afër një marrëveshjeje për të përshtatur sagën e firmosur nga J.K. Rowling në një serial televiziv. Sipas Bloomberg do të ishte një rindezje e vërtetë.

CEO i Warner Bros, David Zaslav dhe CEO i HBO, Casey Bloys do të kishin “bërë gjithçka” për të bindur Rowling të thoshte po, por dakordësia e saj nuk ka ardhur ende (edhe pse duket se është afër). Seria e Harry Potter do të ishte një nga projektet kryesore në strategjinë e re të përmbajtjes së transmetimit të HBO Max.

Marrëveshja do të mbulonte shtatë sezone, një për çdo roman. Pasi Rowling të ketë nënshkruar marrëveshjen për t’u bërë producente e serialit, mund të fillohet të kërkohet një skenarist që të kujdeset për përshtatjen nën mbikëqyrjen krijuese të autorit.

Harry Potter është shumë fitimprurës për Warner Bros: vetëm kohët e fundit videoloja Hogwarts Legacy ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, por nga Harry Potter pritet edhe shumë më tepër.

Frymëzuar nga njerëzit që kishte takuar dhe përvojat që po përjetonte, J.K Rowling mbaroi së shkruari romanin e saj të parë Harry Potter, i cili u refuzua nga shtëpi botuese të shumta para se të botohej nga Bloomsbury i atëhershëm pak i njohur gati 20 vjet më parë.

Shkrimtarja përdori pseudonimin J.K Rowling sepse shanset për shitje ishin më të mëdha nëse autorja e librit mendohej të ishte një burrë.

Tani romanet e Harry Potter, të refuzuara dhe të nënvlerësuara nga botues të shumtë, janë bërë një fenomen letrar që ende nuk ka të ngjashëm në botë. /La Stampa/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë