Mendim

Harrojeni Groenlandën, Trump duhet të blejë Britaninë!

Nga Richard Littejohn - Donald Trump e ka biznesin në vena. Ai nuk lodhet kurrë se bleri hotele, kazino, kurse golfi, madje edhe ishuj të vegjël me çmimin e duhur. Marrëveshja më e madhe e Presidentit do të ishte blerja e Groenlandës nga Danimarka.

Groenlanda është gjeografikisht pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut, e vendosur strategjikisht midis Atlantikut dhe Arktikut. Një ishull i cili njihet për pasuri të burimeve natyrore të pashfrytëzuara dhe ka një prani e konsiderueshme të trupave amerikane.

Nën flamurin Amerikan, 56,000 banorët do të vazhdojnë të gëzojnë po aq autonomi sa kanë nën juridiksionin danez, por do të kenë një standard shumë të lartë jetese.

Mund, pra, të sugjeroj që në vend të Groenlandës, Trump të bëjë një ofertë për të blerë Britaninë?

Grenlanda, Gazeta Si, 23 gusht 2019

Pse jo? Me rënien e vlerës së paundit, Britania nuk ka qenë kurrë një investim më i mirë.

Herën e fundit që u interesova, vlera neto e Mbretërisë së Bashkuar ishte 10.2 trilionë paund. Për shkak të rënies së çmimeve të pronave dhe pasigurisë mbi Brexit, kjo vlerë mund të ketë shkuar në rreth 10 trilionë paund. Do të ishte pazari më i madh i të gjitha kohërave dhe do të zhdukte deficitin tregtar mes dy vendeve. Dhe çfarë ka Groenlanda që nuk e kemi në? Përveç arinjve polare dhe akullit sigurisht.

Për 10 trilionë dollarë Trump do të blinte ekonominë e pestë më të madhe në botë dhe ushtrinë e pestë më të fuqishme.

Qyteti i Londrës është qendra më e madhe financiare në botë. E kombinuar me “Wall Street”, Uashingtoni do të ishte i pathyeshëm. Pro-evropianët do të ishin të hutuar, por ata vështirë se do të kundërshtonin humbjen e sovranitetit, duke pasur parasysh se Britania e kishte humbur një pjesë të sovranitetit nga sjellja antidemokratike e BE-së.

Londer, Gazeta Si, 23 gusht 2019

Ndryshe nga BE-ja, SHBA-ja me siguri nuk ka asnjë problem me ligjet britanike, por me faktin se asetet industriale të Britanisë tashmë janë në pronësi të kompanive dhe qeverive të huaja, gjithçka nga aeroportet dhe hekurudhat deri tek kompanitë e energjisë.

Britania po lejon Kinën komuniste të ndërtojë sistemin e gjeneratës së ardhshme të telekomunikacionit. Në tregun e pasurive të patundshme në Londër mbizotërojnë sheikët arabë, oligarkët rusë dhe kleptokratët e Europës Juglindore. Pra, pse duhet të kundërshtojnë blerjen nga një vend miqësor i huaj, të cilët janë bë të vërtetë, aleatët tanë më të afërt?

Kritikët ankohen se do bëhemi shteti i 51-të i ShBA-së, por unë them se kjo nuk është më keq sesa të qenit një shtet vasal i BE-së?

Si fillim, ne nuk do të ishim shteti i 51-të për sa i përket ndikimit, por do të bëhemi më të mëdhenjtë, sipas popullsisë, përpara Kalifornisë. Shtetet e ShBA-së kanë shumë më tepër pavarësi nga Uashingtoni sesa anëtarët e BE kanë nga Brukseli dhe Strasburgu. Në të vërtetë, kryebashkiaku i qytetit të vogël në Amerikë ka më shumë fuqi sesa shumica e ministrave britanikë.

Thjesht mendoni për disa nga avantazhet e tjera. Nuk do të blejmë më energji, pasi SHBA është një vend eksportues neto i naftës. Nuk do të kemi më nevojë për të negociuar një marrëveshje tregtare pas Brexit me SHBA-në, pasi ne do të kishim qasje automatike të pakufizuar në tregun më të madh në botë.

Stokenham, Angli. Gazeta Si, 23 gusht 2019

Në vend që ta në bllokonte eksportimin në Europë, BE-ja do të na lutej të bëjmë biznes me të. Dhe mund të vini bast që Trump se të arrinte një marrëveshje të shkëlqyer tregtare. Për të mos përmendur faktin se Trump mund ta kthejë Skocinë në një vendpushim gjigand golfi.

Ndërsa për amerikanët, ata i duan mbretërit dhe me siguri do ta ftojnë Mbretëreshën e Anglisë të jetë Shefja e Përbashkët i Shtetit.

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë një gjuhë të përbashkët dhe sistemi juridik i Amerikës bazohet në ligjin anglez. Lidhjet mes dy vende janë shumë më të forta se ato me BE-në e tanishme. Trump na ka ofruar vetëm miqësi, tregti të lirë dhe mbështetje për Brexit, ndryshe nga partnerët tanë të evropianë, të cilët kërkojnë të na poshtërojnë në çdo mundësi.

Kështu që Donald, në vend që të blesh Groenlandën, eja dhe bli Britaninë e Madhe!

*Richard Littejohn është një gazetar dhe një publicist i njohur britanik. Ai shkruan për gazetat britanike “The Telegraph”, “Sunday Times”, dhe “Daily Mail” .*


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë