Finale emocionuese në etapën e fundit malorë që përmbysi Klasifikimin e përgjithshëm. Simon Yates u shfaq i përlotur pas mbërritjes për fitoren e “Giro”-s. Harper fitoi në Sestriere, por Carapaz dhe Del Toro (që u limitua vetëm në mbulimin e ekuadorianit, harroi britanikun) mbërritën me një diferencë prej më shumë se 7 minutash. Nga dhimbja në festë me një diferencë prej 7 vitesh. Simon Yates fitoi “Giro d’Italia 2025” aty ku e humbi në vitin 2018, në Colle delle Finestre. Dy etapa deçizive por të ndryshme mes tyre që kanë dy elementë të përbashkët: praninë e ngjitjes piemonteze bashkë me atë në Sestriere, ku sot ishte vendosur dhe mbyllja e garës.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.