Ramush Haradinaj thotë se zgjedhjet e parakohshme në vend janë e vetmja zgjidhje për të plotësuar vakuumin institucional të lënë pas fletëarrestit të Gjykatës Speciale të Kosovës për Hashim Thaçin.
“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje. Ne veç kemi hyrë në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, deklaroi Haradinaj për Klan Kosova.
Kreu i AAK-së mendon se zhvillimet e fundit kanë shkaktuar një ngërç politik dhe shfaqet skeptik në lidhje me ardhmërinë e koalicionit mes LDK-së, Nismës dhe AAK-së.
Vetë AAK e ka propozuar Haradinajn si pasues të Hashim Thaçit në postin e Presidentit të vendit, post që aktualisht kryhet përkohësisht nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




