Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vendosur që të ndajë 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit katastrofik.
Propozimi erdhi nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe u aprovua në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës.
“Për të realizuar këtë shumë, mjetet në shumë prej 500 mijë eurove merren nga shpenzimet e paparashikuara”, ka thënë Hamza.
Në nderim të viktimave të shënuara pas tërmetit në Shqipëri, në mbledhjen e sotme është mbajtur një minutë heshtje.
“Në nderim të viktimave të mbajmë një minut heshjtje për viktimat e tërmetit tragjik në Shqipëri. Zoti u dhashtë forcë të gjitha familjeve në këto momente të vëshira. Jemi thellësisht të prekur nga tragjedia që ka prekur Shqipërinë jemi me lujte me ta”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë mjekët, policët që të jenë në gjendje gatishmërie.
“Mobilizimi nënkupton mobilizim në kohë paqeje dhe ky mobilizim bëhet me urdhër të presidentit dhe menjëherë kam bërë kërkesë që të jemi në gjendje gatishmërie, dhe kërkoj menjëherë nga shkollat, institucionet që të përgatiten për çështje të evakuimit. Dhe kërkoj që nga të gjithë nga mjekët policët dhe të gjithë të jenë në gjendje gatishmërie”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e jashtëzakonshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




