Menaxhim

Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, pritet të lehtësojë trafikun. Rama dhe Balluku marrin pjesë në ceremoni

Gazeta Si – Unaza e Madhe e Tiranës, e konsideruar si një nga veprat infrastrukturore publike më të rëndësishme për kryeqytetin dhe jo vetëm, është hapur pasditen e kësaj të hëne për qarkullimin e automjeteve.

I pranishëm në ceremoninë e çeljes edhe të segmentit të fundit të saj, ka qenë kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Unaza e Madhe është një projekt prej afro 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar.

Unaza e Madhe është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve dhe do ta çlirojë Tiranën nga trafiku si dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi.

Unaza e madhe e kryeqytetit pritet të ketë ndikim të madh në kryeqytetet, shkurtim të distancave, reduktim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës në zonat ku ajo kalon.

Afro 29 kilometra e gjatë dhe me shpejtësi lëvizjeje 90 km/orë, ky segment rrugor është financuar nga buxheti i shtetit ku përfundimi i ndërtimit të loteve shënon edhe bashkimin me segmentet e përfunduara tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet.

Unaza e jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru-Bregu i Lumit-Ish-sheshi “Shqiponja”.

Unaza e Madhe krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë