“Kaq shpesh sa po ndryshohen drejtorët e Hipotekës në Vlorë, ka për të na ardhur radha edhe neve”. Kjo është batuta që qarkullon prej pak kohësh në qytetin bregdetar, e që ironizon situatën në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
…dhe përtej humorit “të ashpër” vlonjat, vendi i lirë i punës si drejtor hipoteke në këtë rreth është hapur sërish.
Jurgen Pilkati, i komanduar në detyrën e kreut të ASHK-së në Vlorë vetëm më 2 qershor u dorëhoq, duke u bërë kështu drejtuesi i shtatë në 9 muaj që largohet në këtë mënyrë. Ai pasoi në këtë detyrë Viola Himën, edhe kjo e komanduar në këtë post, por që qëndroi vetëm 3 ditë.
Hima u komandua duke zëvendësuar Bilbil Aliajn, një tjetër drejtues që u dorëhoq më 22 maj, pak më shumë se tre muaj pasi kishte marrë detyrën, gjithashtu si drejtues i komanduar.
E përbashkëta e pjesës më të madhe të dorëheqjeve është arsyetimi “për arsye personale familjare”. Por, Partia Demokratike thotë se dorëheqjet vetëm me “arsyet personale” nuk lidhen. Opozita deklaron se hipoteka e Vlorës prej vitesh është në mes të konfliktit mes dy bandave për çështjen e pronësisë së bregdetit të Jalës. Njëra bandë, sipas PD, është në Qeveri.
“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera. Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij kanë përfunduar në koshin e plehrave. Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese”, deklaroi ish-deputetja demokrate, Nada Meçorapaj.
Ish-deputetja paralajmëroi pas dorëheqjes së Viola Himës se as drejtori i ri nuk do të qëndronte gjatë në këtë detyrë dhe parashikimi i doli.
“Sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit”, thotë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.