Lajme

Hapet për qarkullimin rruga që lidh mbikalimin e Farkës me Maternitetin e Ri

Mesnatën e të mërkurës do të hapet për qarkullimin e automjeteve segmenti nga mbikalimi i Farkës deri te Materniteti i ri, segment i Unazës së Madhe të Tiranës.

Duke parë nga afër punimet, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka deklaruar se përfundimi i plotë i punimeve nuk do ketë në fokus vetëm qarkullimin e mjeteve, por edhe ndriçimin dhe gjelbërimin duke qenë se është zonë e banuar.

“Nuk po trajtohet si një rrugë shpejtësie, por edhe si një rrugë urbane që ka zona të banuara në dy anët e saj. Edhe gjelbërimi dhe ndriçimi kanë rëndësinë e vet”, tha Balluku. Ajo tha se do të vazhdojnë punimet në lotin e dytë duke kërkuar kujdes maksimal nga drejtuesit e automjeteve.

Ndërsa inxhineri që po shoqëronte ministren tha sqaroi se cila është rruga që duhet të përshkojnë nga rrethrrotullimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri.

‘Siç vijmë nga TEG-u vijmë nga karrexhata që jemi pa u devijuar dhe para se të arrijmë, kalojmë në një korsi dhe kapim segmentin e ndërlidhjes. Aty është bërë një devijim për zonën e banuar se duhet t’i vinim akses deri në një zgjidhje të situatës. Kemi një drejtim vajtje dhe një ardhje. Pasi të kalojmë këtë ngushtim, kthehemi në normalitet me dy korsi në një anë dhe dy korsi në anën tjetër. Vazhdojmë për 3.3km dhe pastaj arrijmë tek rrethrrotullimi i Shkozës që dalja të bëhet përmes korsive zbritëse dhe ngjitëse e më pas dalim përgjatë Lanës’, sqaroi inxhinieri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë