Media Galeri

Hapet në Londër një ekspozitë dedikuar Taylor Swift

Kostumet, instrumentet muzikore dhe sendet e tjera të huazuara nga këngëtarja Taylor Swift do të shfaqen në një ekspozitë të përkohshme verore në muzeun V&A të Londrës.

E titulluar “Taylor Swift – Songbook Trail”, ekspozita përbëhet nga 13 instalime të shpërndara nëpër galeri të shumta.

“Është një udhëtim nëpër muze. Ai ndjek kapitujt e karrierës së Taylor Swift. Ne theksojmë periudhat dhe në dhoma të ndryshme të muzeut tregojmë kostumet që ka veshur Taylor”, tha kuratorja Kate Bailey.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë