Media Galeri

Hapet në Dubai një nga bibliotekat më spektakolare në botë

Dubai njihet në mbarë botën si një qendër e ndërtimeve mbreslënëse dhe e tillë është edhe biblioteka më e re.

Biblioteka Mohammed Bin Rashid, e cila u hap në qershor është një oaz i bukur i soditjes së qetë, ku vizitorët mund të lexojnë një libër të mirë, të studiojnë aty, të punojnë ose thjesht të mrekullohen nga dorëshkrimet e rralla dhe librat e vjetër.

Krahas librave shumëgjuhësh të printuar dhe dixhitalë, vizitorët mund të kenë qasje në më shumë se gjashtë milionë disertacione, 73,000 partitura muzikore, 75,000 video, 35,000 revista ndërkombëtare të shtypura dhe dixhitale që përfshijnë 325 vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë