Media Galeri

Hapet muzeu i artit bashkëkohor “Bourse de Commerce” në Paris

Më në fund hapet muzeu kryesor i artit bashkëkohor i Fransua Pinalt, “Bourse de Commerce” i cili u rinovua me përpikëri nga arkitekti fitues i çmimit Pritzker, Tadao Ando. Muzeu do të fillojë të mirëpresë vizitorët më datë 22 maj. “Bourse de Commerce” është një ndërtesë në Paris, Francë, e përdorur fillimisht si një vend për tregtinë e grurit dhe mallrave të tjerë.

Në 2017 Pinalt njoftoi se ai kishte fituar një qira 50-vjeçare të “Bourse de Commerce”, dhe se kishte një mision: Ta kthente atë në një destinacion artistik qendror për Francën. Pinalt tashmë ka dy muze mbresëlënës që strehojnë koleksionin e tij në Venecia, në Palazzo Grassi, realizuar në 2006 dhe Punta della Dogana të hapur në 2009. Ai kishte 20 vjet që deshte të ndërtonte një muze për koleksionin e tij të artit bashkëkohor në Paris. “Për vite me radhë, kam dëshiruar të jem në gjendje të tregoj koleksionin tim në Paris, qytetin që unë dua”, shkruan Pinalt në katalogun e muzeut.
Burimi: Galerie. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë