Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për anëtarët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë.
Në mbledhjen e sotme është diskutuar për miratimin e akt-rregullores ku do të përcaktohet pikëzimi dhe renditja e kandidatëve jo-gjyqtarë që garojnë për Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë dhe anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 e trupës së kësaj gjykate.
Kjo akt-rregullore që pritet të miratohet është vlefshme vetëm për kandidatët jo-gjyqtarë dhe jo për kandidatët gjyqtarë.
Ndër kriteret që kërkohet është të mos ketë pasur poste politike në 10 vitet e fundit. Kandidatët duhet të jenë juristë me së paku 15 vjet eksperiencë.
KLGJ do të marrë parasysh edhe gradat shkencore të juristëve kur të bëjë përzgjedhjen.
Aktualisht, Gjykata e Lartë ka mbetur me dy anëtarë: Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin nga 9 anëtarë që duhet të ketë.
Më herët, presidenti Meta i dërgoi letër KLGJ për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




