Lajme

Hapet dogana e Qafë-Botës për punëtorët sezonalë në Greqi

Hapet dogana e Qafë-Botës për gjithë punëtorët sezonalë.

Dogana pritet të hapet nga data 25 tetor deri më 10 nëntor.

Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi.

Ndërkohë mësohet se edhe testi për COVID do të realizohet falas për punëtorët në doganë.

Dogana e Qafë-Botës është mbyllur prej datës 21 korrik përfundimisht pasi më parë ka qenë e hapur të paktën për kamionët.

Ndërkohë të shtunën banorë të Sarandës, Konispolit e Finiqit, protestuan para doganës për hapjen e saj.

Megjithatë qeveria greke duket se ka marrë vendim për ta hapur vetëm për punëtorët sezonalë, pasi kërkesa në rajonin e Thesprotisë është për të paktën 2000 të tillë që pritet të punojnë në vjeljen e agrumeve.

Ndërkohë, Greqia ka shtyrë sërish deri më 25 tetor mbylljen e kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë