Rend dhe Ligj

Hapën lokalin e natës të pezulluar për 6 muaj, arrestohen dy pronarët në Fier

Dy pronarë lokalesh janë arrestuar në fshatin Mbrostar në Fier, pasi ushtronin aktivitet me muzikë në një lokal nate në kundërshtim me rregullat e vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lokali i natës ishte gjobitur më parë dhe i ishte pezulluar aktiviteti për një periudhë 6-mujore.

“Gjatë ushtrimit të kontrollit në këtë subjekt, pronarët e subjektit, shtetasi A. H. dhe shtetasja D. M. kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga janë vënë shtetasit A. H., 24 vjeç dhe shtetasen D. M., 47 vjeçe, banuese në Vlorë. Mbi to rëndojnë akuzat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatim i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjendjes së epidemisë”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë