Nga Gazeta ‘Si’- Ka nisur në KAS rinumërimi i votave preferenciale në 42 kuti votimi të qarkut Dibër që do të përqendrohet te votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM.
Vendimi vjen pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar.
Ndërkohë, nga java e ardhshme, pritet të nisë rinumërimi votave për subjektet dhe kandidatëve për qarkun Tiranë dhe Fier, vendim që u mor nga anëtarët e PD në KAS.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaroi se procesi pritet të zgjasë deri në 20 ditë ndërkohë që rezultati në të gjithë Shqipërinë do të certifikohet në mes të gushtit.
KQZ do të finalizojë rezultatin e zgjedhjeve vetëm kur edhe Kolegji Gjyqësor Zgjedhor të jetë shprehur për ankimet. Një ditë më parë, PD çoi në Kolegjin Zgjedhor qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.