Menaxhim

Hapen aplikimet për subvencion të paneleve diellore: Përfitojnë 2 mijë familje

Nga Gazeta ‘SI’ – Duke nisur nga kjo e hënë qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencionin deri në 70% për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e uji. Nga skema do të përfitojnë 2 mijë familje. Kjo u bë e ditur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila ka njoftuar edhe hapjen e aplikimeve për subvencione.

Vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet 20-30%.

“Prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit. Janë 2 mijë njësi për 2 mijë familje që do të përfitojnë 70% subvencionim nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë”, u shpreh Balluku.

Fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie.

Thirrja e parë, e hapur në 2023-shin, rezultoi e suksesshme dhe rreth 1980 familje në të gjithë vendin kanë të instaluara në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë