Gazeta Si – Erling Haland është me shumë mundësi ëndrra e të gjithë tifozëve të futbollit në botë. Kush nuk do ta donte sulmuesin norvegjez të Mançester Sitit?
Një konfirmim për vlerën e madhe të këtij sulmuesi e jep siti “Football Benchmark”, që ka bërë një klasifikim të 50 futbollistëve më të çmuar të globit. Norvegjezi renditet I pari dhe ka një vlerë prej 196.1 milionë eurosh.
Haland lë pas krahëve sulmuesin tjetër, Kilian Mbape, me francezin që ka vlerën 167.7 milionë euro. Pas tyre vjen braziliani i Real Madridit, Vinicius Junior, me 163.5 milionë euro.
I vetmi lojtar nga Seria A që bën pjesë në 10-shen më të mirë është sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen. Ai mban vendin e 10-të me vlerën 118.5 milionë euro.
Vendin e 4-t në këtë klasifikim e mban anglezi Xhud Belingam i Realit me 153.9 milionë euro. Pastaj me radhë vijnë Jamal Musiala i Bajernit me 149.3 milionë euro, Bukajo Saka i Arsenalit me 137.7 milionë euro, Gavi i Barcelonës me 135.6 milionë euro, Fill Foden i Mançester Sitit me 129.3 milionë euro dhe Pedri i Barcelonës me 125 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.