Bota

Hakerët pro-rusë godasin Italinë, e pësojnë aeroportet e Milanos dhe Ministria e Jashtme

Hakerët pro-rusë të njohur në Telegram me pseudonimin “NoName057” kanë sulmuar faqet e internetit të aeroporteve të Mialanos, Malpensa dhe Linate, duke krijuar probleme për udhëtarët që duan të kontrollojnë fluturimet e mbërritjes dhe nisjes.

Po ashtu hakerët kanë sulmuar edhe website-n e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sulmi u njoftua nga vetë kriminelët kibernetikë, të cilët në mesazhin e tyre, ku renditën listën e faqeve të ndryshme që aktualisht janë të paarritshme ose nuk funksionojnë, shkruan: “Rusofobët italianë po marrin një përgjigje të merituar kibernetike“.

Në fakt, përveç aeroporteve Malpensa dhe Linate dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, u goditën edhe portalet e lëvizshmërisë të Sienës dhe Torinos, Transport Group dhe Federtrasporto.

Qendra Kombëtare e Krimit Kibernetik për mbrojtjen e infrastrukturave kritike të Policisë Postare ka nisur tashmë punën për të mbështetur aktivitetet e objektivave të prekur dhe për të kryer hetimet përkatëse. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë