Treg

‘Bitcoin miratohet për tregtim në Wall Street’. Hakerat vjedhin llogarinë e Komisionit amerikan

Një vendim i rëndësishëm i qeverisë amerikane mbi miratimin e Bitcoin si një ETF (fond i tregtueshëm) është bërë burim për një incident madhor kibernetik.

Llogaria e Komisionit të Letrave me Vlerë, SEC, në rrjetin social X u hakerua dhe në faqen e saj u njoftua se vendimi ka hyrë në fuqi tashmë. Brenda pak minutave çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë u rrit ndjeshëm. Po ashtu kanë nisur hetimet se si mund të hakerohet llogaria e jë autoriteti si SEC që ka në dorë të gjithë Wall Street-in.

“Kjo tregon zgjerimin dhe shpejtësinë e sulmeve kibernetike. Ironia është se SEC nuk ka qenë aspak mirëkuptuese me kompanitë që më herët kishin rënë pre e sulmeve të tilla” tha Kurt Gottschall, ish drejtor i SEC.

Incidenti i dha besim investitorëve të cilët prej kohësh e shihnin kreun e Komisionit, Gary Gensler si armik. Ironia qëndron se vetë ky Komision i kundërshton kriptomonedhat pikërisht prej rrezikut kibernetik që ato përmbajnë. Tregtuesit mendojnë se miratimi mund të bëhet brenda kësaj jave.

Vonë gjatë të martës, rregullatori tha se postimi në X nuk është bërë nga stafi i tyre dhe se ende nuk është marrë asnjë vendim për Bitcoin.

Ndërkohë senatorët republikanë, e kanë quajtur të paprecedentë ngjarjen dhe kërkojnë një dëgjesë me Komisionin e Letrave.

Sot (10 janar) është afati i fundit i SEC për të miratuar ose jo aplikimet e bëra nga kompanitë për të listuar tashmë Bitcoin si një fond të tregtueshëm dhe jo më si një kriptomonedhë spekulative të pasigurt.

Gensler dhe paraardhësi i tij i administratës së Trump, Jay Clayton kanë refuzuar të lejojnë tregtinë e Bitcoin me frikën e manipulimit të tregut. BlackRock, gjiganti i fondeve të Investimit pritet të jetë kompania që do të marrë në përgjegjësi kriptomonedhën Bitcoin, duke nisur një epokë të re për financën. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë