Lajme

Hahn pas Kosovës në Tiranë, takim me Ramën

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn pas Kosovës do të vizitojë Tiranën. Lajmi për këtë vizitë është dhënë nga vetë ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
“Komisioneri Johannes Hahn do të takohet më vonë sot me Kryeministrin Edi Rama për të vlerësuar së bashku gjendjen e përpjekjeve të vazhdueshme të reformave, të cilat duhet të ndiqen me vendosmëri në muajt e ardhshëm.”#BEpërShqipërinë”, shkruan ambasadori Soreca.

Në Prishtinë, Hahn pritet të bisedojë lidhje me taksën e vendosur nga qeveria Kosova ndaj mallrave serbe. Faktori ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për rishikimin e këtij vendimi të qeverisë.
Reforma në drejtësi lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit pritet të jetë temë e diskutimeve mes komisionerit Hahn dhe kryeministrit Edi Rama.
Vizita e zyrtarit të lartë të KE-së vjen në një moment kur në Shqipëri opozita ka shpallur nisjen e protestave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë