Në Tiranë dhe qytete të tjera disa pika karburanti Gulf janë mbyllur papritur duke mos ofruar asnjëlloj shërbimi. Zyrtarisht nga tatimet dhe Gjykata e Tiranës thonë se nuk ka asnjë njoftim për pezullimin e aktivitetit dhe se nuk ka procedurë falimentimi, por fakti është që kjo shoqëri nuk po shet karburant.
Edhe sipas dokumenteve në qëndren kombëtare të biznesit statusi i kompanisë është aktiv dhe pa procedura përmbarimore. Kjo është pika qëndrore e karburanteve Gulf në Tiranë, në të janë vendosur shirita, ndërkohë që dhe zyrat janë mbyllur duke mos dhënë asnjëlloj informacioni.
Në disa pika të tjera logot janë ndryshuar, por aktiviteti nuk ka rinisuar. Punëtorët e karburanteve thonë se kompania ka qenë në vështirësi financare për pagat.
Mbyllja e pikave Gulf ka krijuar shqetësim të madh në publik, pasi muajin e fundit kjo kompani ka shitur përmes një skeme tollona karburanti me çmime të lira. Biznese dhe qytetarë të ndryshëm i blenë këto tollona duke parapaguar karburantin, ndërkohë tani gjenden me copa letre në dorë, të cilat nuk pranohen edhe në pikat që vazhdojnë të mbajnë logot Gulf.
Autoritetet nuk janë vënë ende në lëvizje dhe nuk dihet se çdo të ndodhë me kompaninë, por edhe me qytetarët dhe bizneset që kanë blerë tollonat karburantit.
Si.
How to Buy Prescription Medications
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.