Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido duket se ka përforcuar përpjekjen e tij për të sjellë fundin e sundimit të presidentit Nikolas Maduro. Mëngjesin e së martës ai ka njoftuar se ka mbështetje ushtarake duke ngritur alarmin për një grusht shteti.
Në një video të regjistruar në një bazë të forcave ajrore dhe të publikuar në mediat venezuealiane, Guaido shihet me në mesin e një ushtarakëve. Ai i bën thirrje ushtrisë që ta ndihmojë t’i japë fund “uzurpimit” të pushtetit nga Maduro. Në video, Guaidó thotë se ai ka mbështetjen e ushtrisë
“Qytetarë të Venezuelës, le të dalim në rrugë, të mbështesin fundin e uzurpimit, i cili është i pakthyeshëm. Forcat e Armatosura Kombëtare kanë marrë vendimin e duhur, ata kanë mbështetjen e popullit të Venezuelës, dhe mbështetjen e kushtetutës sonë, ata e kanë të garantuar se janë në anën e duhur të historisë “, thotë ai.
Qeveria nga ana tjetër ka njoftuar se po përballet me një përpjekje për grushti shteti.
Videoja, e publikuar në llogarinë Guaidós në Twitter, ai shihet duke qëndruar pranë një udhëheqësi tjetër opozitar Leopoldo López, i cili ka qenë nën arrest shtëpie pasi u shpall fajtor për nxitje të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2014.
Ministri i informacionit i Venezuelës, Jorge Rodriguez, iu përgjigj ngjarjeve duke shkruar se qeveria po përballet me një grup të vogël “tradhtarësh ushtarakë”, të cilët sipas tij po përpiqeshin pët një grusht shteti.
Ushtria deri më tani ka mbështetur zotin Maduro dhe nuk pranoi të mbështeste Guaidón, i cili u vetë-shpall president i përkohshëm në janar dhe ka mbështetje nga dhjetëra vende, duke përfshirë shumicën e Amerikës Latine, Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe Shqipërisë.
Një zëdhënëse e qeverisë spanjolle paralajmëroi kundër “gjakderdhjes” në Venezuelë. “Spanja nuk po mbështet asnjë grusht shteti ushtarak”, tha Isabela Celaa, duke kërkuar një zgjidhje “paqësore”.
Por presidenti kolumbian Iván Duque i bëri thirrje ushtrisë venezueliane të mbështeste zotin Guaido.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se presidenti amerikan ishte informuar dhe “po monitoronte me kujdes situatën”.
Po ashtu mësohet se Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar kryengritjen ushtarake në Venezuelë me trupin e tij të lartë të sigurisë. Agjencitë ruse të lajmeve thonë se Putin po i kushton vëmendje të konsiderueshme raporteve për përpjekje për grusht shteti në vendin e Amerikës Latine.
Një reagim i menjëhershëm erdhi edhe nga ministri i jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez.
“Ne dënojmë me forcë përpjekjen për grusht shteti në Venezuelë. Kuba ofron përkrahje dhe besnikëri të fortë ndaj Nicolás Maduro, presidentit konsitutional të kombit tonë simotër dhe qeverisë së tij. Le t’i jepet fund sulmeve kundër paqes në Amerikën Latine”, deklaroi ai.
Më parë këtë muaj, kreu i Kubës, Raul Castro premtoi se Kuba nuk do ta braktiste kurrë Venezuelën, pavarësisht “shantazhit” të SHBA-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



