Media Galeri

Grupi kanadez luan bejsboll për 100 orë, thyejnë rekordin botëror

Një grup prej 60 adhuruesish të bejsbollit u mblodhën në Misuri për të luajtur lojën e tyre të preferuar për 100 orë e 1 minutë, duke thyer rekordet Guinness.

Përpjekja për rekord, e quajtur “EndlessGame”, filloi në Macken Park në North Kansas City dhe përfundoi 100 orë e 1 minutë më vonë, duke fituar rekordin për maratonën më të gjatë duke luajtur bejsboll.

Lojtarët morën rekordin nga një grup kanadez që luajti bejsboll për 83 orë e 13 minuta në 2019.

Përballja e North Kansas City midis Team Courage dhe Team Strength përfundoi me një fitore 468-307 për Team Courage.

Secila skuadër përbëhej nga 30 lojtarë dhe jashtë fushës kishte kampingje të vendosura që lojtarët të hanin dhe pushonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë