Politike

Grupi ‘Bardhi’ bllokoi komisionin, Alibeaj: Lindita Nikolla të marrë masa

Pas bllokimit të punimeve të komisionit të reformës zgjedhore nga grupimi Bardhi-Berisha, Enkelejd Alibeaj, është zhveshur nga qëndrimi i butë (më herët) dhe ftues për të punuar bashkë në komision me kolegët opozitarë, kur tha në një dalje të dytë për mediat se ajo që ndodhi në komision ishte një shfaqje e shëmtuar dhe se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla duhet të marrë masa për mbarëvajtjen e procesit.

“E dimë shumë mirë që shfaqje të tilla të shëmtuara, janë në funksion të pushtetit dhe kryeministrit. Por është po kaq e qartë që për këtë funksion, Edi Rama përdor një palë që me bllokimet në Kuvend, nuk ka arritur asgjë përveç të shtojë arrogancën dhe pushtetin e Edi Ramës.

Ne jemi të vendosur për të bërë reformën, nëse palët e gjejnë veten komode në pengmarrjen që i bëjnë shqiptarëve në këtë teatër të shëmtuar e kanë gabim. Sepse nuk mund të gënjejnë me askënd me manovra të tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kanë vetëm një qëllim. Mbajtjen sa më gjatë të pushtetit të Ramës dhe pandëshkueshmërisë së tij.

Mos harroni: kjo është loja e tyre. Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shumë kollaj i jepet mundesia t’a servirë sikur këtë po e bllokon opozita”, tha Alibeaj

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë