Art dhe Kulture

‘Gruaja që vajton’ e Pablo Picassos, piktura që  lindi si reagim emocional ndaj luftës

Nga Gazeta “SI”– Inspirimi për realizimin e pikturës “ Gruaja që vajton” erdhi si reagim emocional i Picasso-s ndaj bombardimit të Guernica-s në Luftën civile spanjolle  më 26 prill 1937. Kjo tragjedi e preku thellësisht atë.

Shprehja e fytyrës së gruas në pikturë i fton shikuesit të identifikohen me trishtimin e saj. Qasja e Picasso-s ndaj syve të errët të gruas pasqyron përgjigjen e tij personale ndaj imazheve të tmerrshme që ai pa në gazetat e kohës mbi bombardimet.

Seria e “Gruaja që vajton” e Pablo Picassos, konsiderohet si vazhdimësia tematike e tragjedisë së paraqitur në pikturen epike, Guernica. Duke u fokusuar tek imazhi i një gruaje që qan, Picasso kërkoi ta pasqyronte dhimbjen jo vetëm në përmasën e Luftës civile spanjolle por ta shndërronte atë në një përjetim dhe dhimbje universale.

Piktura e titulluar ” Gruaja që vajton” 1937

Këmbëngulja e Picasso-s që ne ta përfytyrojme vetveten në fytyrën e shpërfytyruar të kësaj gruaje, në sytë e saj të errët, ishte pjesë e përgjigjes së tij nga fotografive që ai po shikonte nëpër gazeta  nga bombardimet në  Guernica .

Modelja për pikturën dhe per te gjithë serinë, ishte e dashura e tij, Dora Maar, e cila punonte si një fotografe profesioniste kur Picasso u takua me të ne vitin 1936.  Ajo ishte e vetmja fotografe që u lejua të dokumentonte fazat e njëpasnjëshme të Guernica-s ndërkohë që Picasso e pikturonte atë në periudhwn 1936-1937.

Dora Maar

“Gruaja që vajton” ishte e fundit në serinë e pikturave, gravurave dhe vizatimeve që Picasso i realizoi në formë proteste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë