Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez bëri se dije se pas një periudhe reflektimi për të ardhmen e tij, ai kishte vendosur të vazhdonte si lider i vendit.
Sanchez tha se kishte informuar Mbretin Felipe VI të Spanjës për vendimin e tij.
Kryeministri spanjoll të mërkurën deklaroi se po merrte disa ditë larg detyrës publike për të konsideruar dorëheqjen. Kjo, pasi bashkëshortja e tij akuzohej për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit.
Denoncimi për partneren e kreut të qeverise spanjolle erdhi nga një sindikatë ultra e djathtë funksionarësh publik, të quajtur pa shumë origjinalitet “Manos Limpias» (Duar të Pastra).
Gjykatësi i Madridit, Juan Carlos Peinados, hapi procedimin penal paraprak kundër Begona Gómez për të hetuar marrëdhëniet e saj me disa kompani private që merrnin fonde dhe kontrata publike nga qeveria e bashkëshortit të saj.
Kur u pyet për këtë gjatë seancës parlamentare të mëngjesit të kësaj të mërkurë, Sanchez u përgjigj: “Pavarësisht ditëve të tilla, unë ende besoj në drejtësi”.
Burime nga “Moncloa”, zyra e qeverisë spanjolle, akuzojnë Partinë Popullore dhe Vox se “kanë kaluar një kufi të pakaluar më parë në politikën spanjolle”, duke publikuar lajmin pa u njoftuar më parë i interesuari.
Vendimi i Sanchez për t’u larguar nga posti i kryeministrit provokoi demonstrata të mëdha nga ndjekësit e tij në vend gjatë fundjavës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.