Sociale

Gruaja e kryeministrit spanjoll me koronavirus

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez Begoña Gómez u testua sot dhe rezultoi pozitive me koronavirus. Spanja ka regjistruar më shumë se 6.300 të infektuar, si vendi i dytë më i goditur në Europë pas Italisë.

Kryeministri është vendosur në izolim në rezidencën qeveritare në La Moncloa në Madrid dhe se ajo po bëhej mirë.

Më shumë se 1.800 raste të tjera  me COVID-19 janë regjistruar që nga e premtja në mbrëmje,  më së shumti në kryeqytet.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Sánchez ka ndaluar qytetarët spanjollë të largohen nga shtëpia, përveç blerjes së furnizimeve thelbësore,  ilaçeve, ose për punë. Të gjitha muzetë, qendrat kulturore dhe vendet sportive do të mbyllen. 

Restorantet dhe kafenetë mund të bëjnë vetëm dërgesa në shtëpi. Shërbimet thelbësore si bankat dhe stacionet e karburanteve do të qëndrojnë të hapura. Shkollat ​​tashmë janë mbyllur në të gjithë vendin. 

Të shtunën, Sánchez bëri thirrje për unitet, duke i bërë thirrje të gjitha rajoneve të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe t'i vendosin jetën e qytetarëve në rend të parë.

 "Unë dua t'u tregoj punëtorëve, të vete punësuarve dhe bizneseve se qeveria e Spanjës do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të qetësuar efektet e kësaj krize" tha ai. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë