Në vitin 2020 zgjedhja e ngjyrës së vitit nga Instituti i ngjyrave Pantone ishte Bluja klasike. Kjo ngjyrë u shpall disa javë para se të zbulohej Covid-19 dhe u zgjodh për të përfaqësuar mjekësinë pa e ditur se do ishim në një situatë të tillë siç ishim këtë vit.
Ndoshta duke e ditur se rrufeja nuk ka gjasa të godasë dy herë, për vitin 2021 ekipi ka zgjedhur dy hije – gri natyrale dhe Verdhë, hera e dytë që zgjidhen dy ngjyra për një vit.
Instititi Pamtone janë një burim që fare mirë tregon se cila ngjyrë do të mbizotërojë kudo.
Këtë vit, kombinimi është krahasuar me nuancat e jelekëve të policëve dhe punëtorëve, shenjave të rrugës dhe diellin në një kohë të zymtë.
Përfaqësuesit thonë se zgjedhja e tyre e parë shihet si “një mesazh lumturie i mbështetur nga guximi”.
Zgjedhja e tyre e dytë është një e verdhë e butë, të cilën Pantone e përshkruan si “të ndritshme dhe të gëzuar. Me shkëlqim të gjallë dhe të mbushur me energji diellore”.
Është hera e parë në mbi një dekadë që një hije e verdhë është zgjedhur. Në vitin 2009, kur zgjodhën një të verdhë më të ngrohtë, Mimosa, ata thanë se “asnjë ngjyrë tjetër nuk shpreh shpresë dhe siguri më shumë se e verdha”. Shumë mund të ketë ndryshuar në 10 vjet, por duket se interpretimi i Pantone për të verdhën nuk ka ndryshuar.
Duke folur me Vogue, parashikuesit e trendit të Pantone shpjeguan se ata zgjodhën dy ngjyra sepse, “ishte e qartë se kurrë nuk do të kishte një ngjyrë që mund të shprehte gjithçka që duhej të shprehej.
Duke u kthyer në 2016, ata zgjodhën Rose Quartz një hije që u bë më e njohur gjerësisht si Rozë, shoqëruar me një blu të hapur, zgjedhja e dyfishtë përfaqësonte “mirëqenien” dhe “lëvizjet drejt barazisë gjinore dhe rrjedhshmërisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



