Atletico Madrid ka marrë fitoren e parë jashtë fushe këtë vit, të hënën mbrëma, duke mposhtur Granadën 1-0. Ata duhej t’ia dinë për nder edhe një herë dyshes sulmuese, pasi krosimi i Antoine Griezmann gjeti kokën e Alvaro Moratas për golin e fitores.
Asnjë dyshe sulmuese në Evropë nuk mund të krahasohet me Moratën dhe Griezmannin këtë sezon. Ata së bashku kanë shënuar 37 nga 67 golat e Atleticos, dhe 23 nga 40 golat e tyre në La Liga gjithashtu, shifra që i afrohen dy të tretave të ‘prodhimit’ të tyre.
Sipas Diario AS, konkurrentët më të afërt janë Harry Kane dhe Leroy Sane i Bayern Munich (35), Kylian Mbappe dhe Randal Kolo Muani i Paris Saint-Germain (35), Viktor Gyokeres dhe Paulinho i Sporting CP (25), dhe dyshja e Interit e Lautaro dhe Hakan Calhanoglu (32).
Antoine Griezmann and Alvaro Morata linked up again last night for #AtleticoMadrid's winner.
— Football España (@footballespana_) January 23, 2024
They have 37 goals between them, more than any other duo in Europe. pic.twitter.com/tlZUsXNM1o
Në Spanjë, Jude Bellingham dhe Rodrygo Goes të Real Madridit janë më afër, por janë ende shumë prapa me 30 gola së bashku në të gjitha garat.
Griezmann është vetëm dy larg shifrës së 20 golave këtë sezon, dhe Morata vetëm një, që do të ishte hera e parë që Los Rojiblancos kanë dy lojtarë që arrijnë atë pikë që nga viti 2015.
🔴⚪️ Griezmann (18) and Morata (19) are the top-scoring pair in Europe's Top 5 Leagues:
— Jorge López-Torrecilla (@JLTorrecilla_) January 23, 2024
🥇 Antoine Griezmann + Álvaro Morata: 3⃣7⃣
🥈 Harry Kane + Leroy Sané: 3⃣5⃣
🥉 Kylian Mbappé + Kolo Muani: 3⃣5⃣
4️⃣ Erling Haaland + Julián Álvarez: 3⃣2⃣#GranadaAtleti pic.twitter.com/MpsvUPBbiV
Nga njëra anë, kjo është një shenjë se sa mirë po funksionon partneriteti i tyre, megjithëse Diego Simeone mund të jetë i kujdesshëm ndaj mbështetjes së tepërt ndaj tyre. /Telegrafi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




