Lajme

Grida Duma, Ramës: I pafytyrë! Boll more nga ditët tona!

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, e ka cilësuar kryeministrit Rama si “të pafytyrë”, pasi siç shprehet, studentët i kanë dhënë një përgjigje të qartë prej 9 ditësh për kërkesat e tyre.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, Duma shkruan se Rama, shuplakës së të rinjve, nuk i kthen faqen tjetër, por nxjerr fytyrën tjetër…

“Këta fatmirësisht janë studentët e lindur pas viteve ‘90. Nuk janë tredhur nga perversionet e sistemit ku autokritika ishte krraba për të vjedhur pushtet. Asokohe çohej lideri i madh, bënte autokritikë dhe të dhunuarit i përgjëroheshi: “mos, vetëm ti mos shaj veten, marrç nga ditët tona, se kjo s’durohet, nuk meritojmë ne as bukë as ujë, vetëm ju mos qani”, – thekson Duma.

Duma shton se nga ky vend i përçarë, 60% e shqiptarëve duan të ikin. “Të ikin nga një bilanc lufte. Në këtë vend të përçarë, dikush ende do të përfitojë. Sepse jemi të gjithë njëlloj. Sepse politika i paska ndyrë të gjithë. Sepse ka ardhur koha të parashutohen politikanë të rinj nga Marsi që nuk janë politikanë. Sepse ka organizata politike që nuk merren me politikë. Se hap vendin ti që të vij unë. Se erdhi koha ime se ti boll ke vjedhur”, – vijon ajo.

Sipas Dumës, “ky është avazi i njeriut të pafytyrë, që ditët tona i ka marrë, dhe që prej tyre ende do të vjedhë. Por dikush që ka lindur pas viteve ’90, prej ditësh po i thotë: Jo më. Boll more nga ditët tona. Fillo numëro të tuat”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë