Media Galeri

Greva më e madhe në dekada ‘ndalon’ Gjermaninë

Rrjeti i transportit në Gjermani ishte pothuajse i bllokuar të hënën(27 mars), për shkak të grevave të dy sindikatave më të mëdha të punëtorëve në këtë shtet.

Stafi i aeroporteve, porteve detare, hekurudhave, autobusëve dhe metrove, nisi grevën 24-orëshe, në minutat e parë të së hënës. Sindikatat janë duke kërkuar paga më të mëdha, që punëtorët të përballen më lehtë me rritjen e çmimeve.

Deri më tani janë mbajtur disa greva më të vogla në Gjermani, mirëpo kjo e së hënës konsiderohet më e madhja në dekada.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë