Menaxhim

Greqia, e para në tranzicionin energjetik. Rreth 50% e elektricitetit ishte nga burime të rinovueshme

Greqia është vendi i parë që ka përparuar dukshëm në përshtatjen e energjisë së rinovueshme për të mbuluar kërkesat e saj vendase. Për 10 muajt e parë të 2022-shit, 47% e energjisë në Greqi erdhi nga energjitë e rinovueshme, kur para janarit të këtij viti, ajo varej vetëm nga shfrytëzimi i qymyrit linjit për prodhim elektriciteti.

Lëndët djegëse fosile ishin ende përpara në nëntë muajt e parë të vitit, por një rritje në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, një rënie e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike, çmimet e larta të gazit dhe parametra të tjerë ekonomikë përmbysën trendin. Prodhimi i energjisë nga gazi dhe linjiti ra me 58% dhe 23%, në raport vjetor.

Operatori i Energjisë në Greqi ka njoftuar se kërkesa për konsum është reduktuar me 9% për të njëjtën periudhë,

Më 7 tetor, kërkesa në sistemin elektroenergjetik të Greqisë u mbulua 100% nga burimet e rinovueshme të energjisë për të paktën pesë orë për herë të parë.

Energjitë e rinovueshme greke dhe veçanërisht ato diellore janë shënuar për një vit rekord, pasi në gjashtë muajt e parë u shtuan 888 MW dhe kapaciteti i kombinuar i instalimeve të reja pritet të rritet edhe më tej në gjysmën e dytë. Në total burimet e rinovueshme prodhuan 16.8 GWh energji./BalkanEnergyNews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë