Greqia dhe Turqia duket janë përfshirë në një konflikt të egër ë mund të eskalojë në përplasje ushtarake, nëse Ankaraja nuk tërheq anijet e kërkimit të naftës nga ishujt grekë.
Me dy të tretën e flotës grekë të vendosur në Egje, përballë anijeve turke, situata mes Ankarasë dhe Athinës duket se është përshkallëzuar me ritme alarmante, duke detyruar edhe vendet europiane të ndërhyjnë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Bashkimit Europian që të vendosë sanksione kundër Turqisë për “shkelje” të ujërave greke. Në një deklarata të ashpër, Macron tha se Brukseli duhet të veprojë sa nuk është vonë.
Kërkesa e Francës erdhi ndërkohë që anijet turke kanë mbërritur pranë ishujve grekë për të nisur kërkimet për naftë dhe gaz natyror. Greqia tha se kjo ishte një përpjekje e Ankarasë për të shkelur në raftin e saj kontinental dhe paralajmëroi anijet të mos afroheshim më tej, përndryshe do të duhet të mbanin përgjegjësi.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë më të larta se kurrë në dekadën e fundit, madje burimet ushtarake greke thonë për gazetën “Elkathimerini” se nësë anijes kërkimore sizmike turke Oruc Reis prekin raftin kontinental grek, Turqia do të ketë përgjegjësinë “e plotë dhe ekskluzive” për atë që do të pasojë.
Të njëjtat burime thanë që forcat e armatosura të Greqisë kanë hyrë në një gjendje të gatishmërisë në përgjigje të vendimit të Ankarasë për dërgimin e dy të tretave të Flotës Turke në Egje.
Autoritetet greke thonë se anijet turke janë dërguar menjëherë pas 46 vjetorit të fazës së parë të pushtimit të Qipros nga Turqis dhe në një kohë kur Masat e Ndërtimit të Besimit Greqi-Turqi supozohet të jenë ende në fuqi. Për më tepër, vetëm disa javë më parë Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura.
Franca ka qënë e para fuqi europiane që ka ndërhyrë, duke acaruar më tejmarrëdhëniet midis Parisit dhe Ankarasë, të dy aleatë të NATO-s, pasi Franca është duke sulmuar ashpër Turqinë a për rolin e saj në Libi.

“Unë qëndroj plotësisht në krah të Greqisë dhe Qipros përballë shkeljeve të sovranitetit të tyre nga Turqia. Është e papranueshme që hapësira detare e vendeve anëtare të BE-së të dhunohet dhe të kërcënohet, “u tha Macron gazetarëve së bashku me homologun e tij qipriot, Nicos Anastasiades.
“Ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen.” Ai tha se do të ishte një “gabim serioz” që BE të vendosë të mos përgjigjet.
Ibrahim Kalın, këshilltari kryesor i Presidentit turk Tajip Erdogan u kundërpëgjigj të enjten duke thënë se: “Përdorimi i gjuhës së kërcënimeve të sanksioneve nuk do të ketë ndikim në sovranitetin ose vendosmërinë e Turqisë në ndjekjen e interesit kombëtar. “

Më 13 korrik, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord të shtonin masa shtesë në sanksionet ekzistuese ndaj Turqisë për shkak të kërkimeve për naftë në Mesdheun Lindor. Berlini mësohet se merr përsipër një rol aktiv për të qetësuar situatën, me Ministrin e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer që deklaroi të enjten se Gjermania gëzon besimin e Greqisë dhe Turqisë për të ulur tesnionet.
“Nuk është rastësi që Kancelarja Angela Merkel është thirrur për të ndërhyrë,” tha ajo duke iu referuar thirrjeve telefonike që Merkel raportohet se ka marrë në fillim të kësaj jave nga Mitsotakis dhe Erdogan kur raportet përhapeshin se një konflikt ushtarak po afrohej .
Mitsotakis të enjten zhvilloi takime me drejtuesit e partive për t’i njoftuar se do të denoncojë Turqinë në mbledhjen e Këshillit Europian. Të mërkurën, Aexis Tsipras, udhëheqësi i opozitës së majtë SYRIZA, bëri thirrje për një takim të organit të lartë vendimmarrës të vendit fqinj për çështjet e jashtme dhe çështjet e mbrojtjes, në mënyrë që Greqia të jetë e përgatitur për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve me Turqinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




