Ka ndodhur

Greqi/ U godit me thikë gjatë një sherri, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Nga Gazeta Si- Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi pas një sherri me thika me një bashkëmoshatar grek.

Sipas autoriteteve greke, shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut. Fillimisht ai deklaroi se ishte përplasur me makinë. Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, ku po ashtu deklaroi se është përfshirë në një aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë