Një çift shqiptarësh janë arrestuar ditën e sotme në Igumenicë nga policia greke me rreth 18 kg kanabis në makinë.
Lënda narkotike ishte fshehur në një vend të improvizuar në pjesën e parakolpit të automjetit me të cilin udhëtonte djali dhe vajza, ndërsa shqiptarët e arrestuar sipas mediave greke, janë një mashkull 20 vjeç dhe një femër 33 vjeçe.
Operacioni u zhvillua në fshatin Sajadhe të Igumenicës dhe automjeti sapo kishte kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 35 pako. Policia greke ka sekuestruar edhe një 1 laptop e 1 celular.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




