Komunitet

Gratë iraniane që hodhën tej hixhabin, çfarë ndodhi më pas?

Kanë kaluar pesë vite, që kur iraniania Masih Alinejad inicioi një lëvizje  që u ndoq prej mijëra grave të cilat protestuan kundër veshjes së deyrueshme të hixhabit(shallit të kokës), në vendin e saj. Lëvizja u lajmërua në rrjetet sociale dhe vijoi me demostrata  në rrugë që nuk ishin parë ndonjëherë , por a ia arritën qëllimit?

Filloi me një ngjarje në dukje të padëmshme: një grua që ngjiste një rrugë malore në Iran, duke gëzuar lirinë e thjeshtë për të ndjerë erën në flokët e saj.

Masih Alinejad

Është një liri që shumë gra e marrin të mirëqenë, por një liri që grave iraniane u është mohuar që prej Revolucionit Islamik të 1979. Masih Alinejad e ka kapur këtë moment në një fotografi dhe pesë vite më parë e postoi atë në rrjetet sociale.

Më pas ajo inkurajoi gra të tjera për të ndarë momentet e tyre sekrete të lirisë. Si pasojë ajo ‘u bombardua’ me fotografi të grave nga i gjithë vendi.

Ai ishte fillimi i lëvizjes sime #MyStealthyFreedom (Liria ime e fshehtë), një lëvizje në rrjetet sociale për të kundërshtuar detyrimin për mbajtjen e shallit të kokës.

Që prej asaj kohe kanë lindur lëvizje të tjera në rrjetet sociale përmes hashtagëve: nga #whitewednesdays (të mërkurat e bardha), tek #girlsofenghelabstreet (vajzat e rrugës enghelab) deri tek #mycameraismyweapon (aparati im fotografik është arma ime).

Masih ka më shumë se 2.5 milion ndjekës dhe është bërë një forcë e madhe për qeverinë iraniane që ta përballojë.

Kërcënimet në intenet

Në librin e saj, Era në flokët e mi, Masih shkruan se është rritur në një familje konservatore musulmane në një fshat të vogël në veri të Iranit.

Masih ishte e detyruar të mbulonte flokët e saj edhe në prezencë të familjarëve. Ajo zhvilloi brenda vetes një ndjenjë të fort se kishte shumë padrejtësi ndaj femrave në vendin e saj.

Ajo përshkruan se si "donte përherë tu jepte zë njerëzve të mekur ", sepse ajo "ishte gjithmonë pa zë" kur ishte në Iran.

Fushata e saj nuk ishte pa kosto

Masih, që jeton në azil në SHBA që prej 2009, nuk mund të udhëtojë në Iran nga frika se e arrestojnë. Prindërit e saj e kanë të ndaluar të lënë vendin dhe babai i saj nuk i flet më të bijës. Masih thotë se agjentët e qeverisë i kanë bërë lavazh truri.

Kërcënimet e përditshme me vdekje janë bërë një zakon tanimë për Masihun. Ajo thotë se tani vonë ka marrë një mesazh në Facebook nga një njeri Basiji shumë i njohur -  anëtar i një ushtrie vullnetare pro-qeveritare që i ka thënë: "Unë do të të therr . Do ta presim trupin tënd dhe do ta dërgojmë te familja jote.".

Kur është pyetur nëse është penduar për lëvizjen. "Kurrë," është përgjigjur. "Për 40 vite ata kanë thënë se nuk është koha e duhur për të folur për të drejtat e grave, por tanimë ata nuk mund ti kontrollojnë gratë”.

"Qeveria e ka bisedë të çdo dite hixhabin e detyrueshëm – kjo tregon fuqinë e këtyre grave"

Raegimi i qeverisë ka qenë i egër.

Që prej Dhjetorit 2017, më shumë se 35 femra protestuese janë arrestuar në kryeqytetin e  Tehranit. Policia ka deklaruar se gratë që kanë marrë pjesë në protesta kundër hixhabit rrezikojnë të vuajnë 10 vjetë dënim me burg.

Në fund të Prillit, një grua u rrëmbye dhe u godit nga një oficer policie në Teheran, për shkak se kishte hequr shaminë. Kjo nuk është një dukuri e rrallë në Iran.

Por ndryshimi në këtë rast ishte se skena u filmua dhe u shpërnda  përmes llogarisë së  instagramit të Masih Alinejad. Videoja është parë prej më shumë se 3 milion njerëzve dhe ka marrë më shumë se 30,000 komente.

Incidenti shkaktoi një protestë ndërkombëtare. Madje edhe zëvendës presidentja e  Iranit për çështjet e grave, Masoumeh Ebtekar, e dënoi dhunën. "Si mund të justifikohet ky trajtim?" ka shkruar ajo në tweeter.

'Dinjiteti njerëzor'

Niloofar (jo emri i saj i vërtetë) u arrestua pasi protestoi kundër vënies me detyrim të hixhabit (shamisë së kokës). Ajo tha se ishte mbajtur në izolim dhe ishte torturuar.

Një anëtar aktiv i lëvizjes që ende jeton në Iran, thotë se përmes fushatave të Masih-it "njerëzit e zakonshëm mblidhen së bashku për të reaguar ndaj qeverisë".

" Mediat sociale i fuqizojnë njerëzit që të thyejnë censurën."

"Unë e kam thënë përherë, nuk ka të bëjë me veshjen e shallit që mbulon flokët tanë, ka të bëjë me dinjitetin tonë si qenie njerëzore," shton ajo.

Niloofar është e bindur se  "gjatë vitit të kaluar, që kur nisi lëvizja Të Mërkurat e Bardha, gratë janë bërë shumë më të guximshme".

Kjo i jep Masih shpresë të madhe për të menduar se ajo po bën diferencën në Iran dhe ajo beson se ndryshimi i vërtetë është një hap larg.

"Këto gra nuk janë duke pritur që ligjet për hixhabin të shfuqizohen, ato po i shfuqizojnë vetë," tha ajo.

Sipas Shiva Rahbaran, një shkrimtare dhe kritike e kulturës që jeton në Londër,  autoritetet iraniane nuk jaanë në gjendje të ndalojnë dëshirën e grave iraniane për liri dhe dinjitet.

"Që prej Revolucionit Islamik, të gjitha përpjekjet për të shuar rezistencën e grave në mënyrë paradoksale vetëm e kanë forcuar dhe zgjeruar atë, "thotë ajo.

"Ajo që nisi si një lëvizje protestë nga gratë laike të klasës së mesme, tani është përhapur në shtresat shoqërore më pak të pasura, të cilat kishin shërbyer si shtylla kurrizore e regjimit islamik në të kaluarën."

Shtrirja globale e mediave sociale nënkupton se çështja nuk mund të pushojë këtu.

"Padrejtësia ndaj grave në Iran nuk do të përfundojë së shpejti," thotë Niloofar, "por në të ardhmen ata do të jenë në gjendje të pranojnë të drejtat tona".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë