Shendet

Gratë e ekspozuara ndaj kimikateve e plastikës në shtatzani mund të vuajnë nga depresioni pas lindjes

Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se gratë të ekspozuara ndaj kimikateve të dëmshëm nga plastika gjatë shtatzënisë kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga çrregullime të humorit pasi të kenë lindur.

Studiuesit amerikanë zbuluan se gratë që kishin në organizmin e tyre ftalate, një lloj përbërësi kimik që përdoret në qindra produkte, përfshirë paketimet plastike, kishin më shumë të ngjarë të vuanin nga depresioni pas lindjes.

Periudha pas lindjes, ose ‘postpartum’ shoqërohet me ndryshime të humorit, të qara, ankth dhe vështirësi në gjumë.

Por autorët e studimit, nga Qendra Mjekësore Langone e Universitetit të Nju Jorkut, fajësojnë ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshëm që ndikojnë në ndërrimet hormonale gjatë shtatëzënësisë.

Depresioni pas lindjes është një çrregullim serioz dhe i zakonshëm psikiatrik që prek deri në një në pesë gra që lindin fëmijë.

Shkaku i depresionit pas lindjes nuk është kuptuar mirë, por ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë janë gjetur të jenë një faktor i rëndësishëm.

Ekspertët në mënyrë specifike tregojnë bisfenolët dhe ftalatet, që gjenden në plastikë dhe produkte të kujdesit personal dhe tashmë dihet se ndikojnë në hormonet seksuale.

Phthalates janë aditivë që përdoren gjatë prodhimit të plastikës ose për të zgjatur jetëgjatësinë e një produkti.

Phthalates janë zbuluar në produkte të shumta të përditshme, të tilla si ujë në shishe, parfum, lodra dhe shampo.

Ndërkohë, bisphenols përdoren në enë ushqimore dhe shishe uji, kanaçet e ushqimit, pajisje mjekësore dhe sportive, lentet e syzeve dhe madje edhe faturat e letrës.

“Ky hulumtim është i rëndësishëm sepse ftalatet janë aq të përhapura në mjedis saqë mund të zbulohen në pothuajse të gjitha gratë shtatzëna”, tha autorja e studimit Melanie Jacobson.

Ajo tha se nëse këto kimikate ndikojnë në nivelet e hormoneve prenatale dhe depresionin pas lindjes, zvogëlimi i ekspozimit ndaj këtyre llojeve të kimikateve mund të jetë një rrugë e mirë për parandalimin e depresionit pas lindjes.

Për studimin e tyre, studiuesit matën nivelet e bisfenoleve dhe ftalateve në mostrat e urinës dhe hormonet seksuale në mostrat e gjakut nga 139 gra shtatzëna.

Ata i vlerësuan këto gra në katër muaj pas lindjes duke përdorur Shkallën e Depresionit Postnatal të Edinburgut (EPDS), një shkallë e thjeshtë vetë-raportuese me 10 artikuj që identifikon gratë në rrezik të lartë të zhvillimit të depresionit.

Ekipi zbuloi se gratë me nivele më të larta të ftalateve në urinën e tyre kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin depresion pas lindjes.

Gratë gjithashtu kishin nivele më të ulëta të progesteronit, një hormon që luan një rol të rëndësishëm në ciklin menstrual dhe në modulimin e humorit.

“Këto rezultate duhet të interpretohen me kujdes pasi ky është studimi i parë për të ekzaminuar këto kimikate në lidhje me depresionin pas lindjes”, tha Jacobson.

Studimi është botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë