Futboll

Granit Xhaka flet për largimin nga Arsenali: Askush nuk tregoi respekt ndaj meje!

Gazeta Si – Mesfushori shqiptar u largua nga Arsenali pas 7 sezonesh, për t’u rikthyer në Gjermani, këtë herë me fanellën e Bajer Leverkusen. Për ‘The Athletic’ ai ka folur me jo pak irritim për largimin nga ‘Topçinjtë’.

Granit Xhaka zgjodhi projektin e Bajer Leverkusenit të Ksabi Alonsos në verë. Një zgjedhje e mirë, pasi ekipi i tij po dominon kampionatin, ndërsa raportet e mesfushorit shqiptar me Arsenalin duket se nuk janë mbyllur në mënyrën më të mirë. Pas 6 muajsh nga largimi nga Premier Liga, Xhaka ka folur për këtë çështje.

“Arsenali ka treguar pak respekt ndaj meje edhe kur isha kapiten i skuadrës. Ishte e qartë se donin të liroheshin prej meje. Të gjithë, përveç një personi, që është trajneri Arteta. Mikel më tha se donte që unë të qëndroja në skuadër. U largova me zemër dhe me shpirt nga Arsenali”, – është shprehur Granit Xhaka.

Këtë sezon mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën po tregon një nivel të lartë, duke qenë një nga liderët e Bajer Leverkusen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë