Pse vendet e varfra dhe ato në zhvillim nuk janë në gjendje të sigurojnë vaksina të mjaftueshme? Përgjigjen e jep ky grafik, që tregon se vendet më të zhvilluara kanë bllokuar tregun duke porositur sasi vaksinash që shkon disafish mbi numrin e popullsive që kanë.
Si Shembull, Britania e Madhe ka porositur, të paktën sipas kontratave të bëra publike deri më 31 mars 2021, plot 457 milionë doza, për numrin e popullsisë që është rreth 66 milionë. Kjo do të thotë se sasia është rreth 8 herë më e lartë.
Kili, me një popullsi rreth 18 milionë banorë është porositësja e dytë më e madhe në botë me 88.4 mln vaksina, ose rreth 4 herë më shumë se numri i banorëve, ndjekur më pas nga Bashkimi Europian, me një popullsi rreth 450 mln banorë, SHBA me popullsi rreth 330 mln banorë dhe Izraeli me popullsi rreth 9 mln banorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




