Policia vijon hetimet për zbardhjen e grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit.
Ndërsa deri më tani për 4 katër të arrestuar është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, policia ka thirrur për të dëshmuar edhe bashkëshorten gjermane të njërit prej tyre, e Renaldo Sulës. Akoma nuk dihet lidhja që mund të ketë kjo shtetase gjermane me ngjarjen në fjalë.
Për bashkëshortin e saj, Renaldo Sulën, Gjykata për Krime të Rënda dha dje masën e sigurisë “arrest me burg”, së bashku me Saimir Çelën dhe Oltion Veselin.
Një ditë para tyre, gjykata dha të njëjtën masë edhe Alkond Bengasin, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka dhënë detaje të vlefshme për hetimin e supergrabitjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



