Lajme

Grabitja në Rinas, kontrolle “blic” në Krujë

Një aksion “blic” është zhvilluar në Krujë dhe zonat përreth, pas grabitjes së miliona eurove në Aeroportin e Rinasit.

Forca policie po ushtrojnë kontroll në dyqanin e shtetasit Elton Pikli si dhe në banesën e Oltion Veselit, të dy të ndaluar.

Kontrolle po ashtu ka edhe në fshatrat e Krujës si është në Nikël, teksa ende nuk dihet asgjë zyrtarisht.

Për ngjarjen në Rinas, një ditë më parë u arrestua në Bullgari, 32-vjeçari Pikli, nga Kruja.

Ndërkohë, më herët, janë arrestuar edhe shtetasit Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Ndërsa në kërkim është shpallur një vajzë, ish-efektive e policisë, e cila dyshohet se i ka vënë zjarrin furgonit me të cilën u larguan grabitësit, në mënyrë që të shpërqëndronte policinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë