Lajme

Grabitja në Rinas, Braçe: Mbështetje policisë

Lidhur me grabitjen e miliona eurove ditën e djeshme në Aeroportin e Rinasit, vjen edhe një reagim nga zv/kryeministri i vendit, Erjon Braçe.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe vlerëson policinë dhe shprehet se kanë gjithë mbështetjen e qeverisë, pasi dje sipas tij, janë përballur me një nga bandat më të rrezikshme.
Zv.kryeministri vlerëson eliminimin e drejtuesit të bandës dhe identifikimin e të gjithë grabitësve.
“Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit, burrat që u përballën dje me një nga bandat më të rrezikshme në vend dhe eliminuan drejtuesin e saj. Burrat që po hetojnë intensivisht dhe që kanë identifikuar çdo grabitës të përfshirë, burrat që janë në territor dhe vazhdojnë ndjekjen”, shkruan Braçe.
Ndër të tjera ai shton: “Prioritet tani kapja e banditëve! Ndaj mbështetje për çdo oficer të policisë të përfshirë në hetime e operacionin e pandërprerë në terren! Pas kësaj, pa diskutim analize e plotë e çdo elementi që ka cenuar rëndë sigurinë nga bankat në aeroport, masa të forta për çdokënd!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë